Erioni dhe Bertina vazhdojnë ngacmimet

Monday, March 8, 2010 18:16
Postuar ne kategorin Big Brother Albania 3

Bertina me Erioni kanë qënduar në dhomë vetëm dhe i janë kthyer bisedave të tyre të mëparshme për mënyrën e sjelljes me njëri-tjetrin. Bertina i thotë që atij i interesojnë vetëm fjalët që thotë vetë dhe është egoist. Ajo shprehet që rëndësi më të madhe në një çift kanë gjërat më të thella si përshembull arsyet që ata grinden. Bertina e pyet nëse ai di t’i difenencojë gjërat dhe t’i japë gjithkujt vendin e duhur. Duke qënë se Erioni nuk i kthen përgjigje, ajo e pyet përsëri nëse ai mendon që ka gjithmonë të drejtë dhe është kokfortë. Në këtë moment Erioni i përgjigjet dhe i thotë që ai nuk është aspak kokfortë sepse po të ishte ashtu në shumë momonte do të kishte reaguar ndryshe në shumë situata. Ajo shprehet se kjo përgjigje nuk është shumë bindëse për të. Më pas ai i kujton se mëngjes Bertina nuk e ka përqafuar fare dhe ajo i përgjigjet që as ai nuk e ka bërë këtë gjë. Ata pohojnë që kanë qënë duke pritur që secili ta bënte këtë veprim. Erioni shprehet që i është afruar, por ajo nuk ka reaguar fare.
Pasi kanë ndenjur për një kohë të gjatë pa folur Bertina ka thënë “ të tjerë na duan, të tjerë duam e me të tjerë përfundojmë”. Erioni shprehet që nuk e kupton qëllimin e shprehjes në këtë moment dhe i kërkon që t’ia tregojë ajo. Bertina thotë se kjo pasohet nga një shprehje tjetër “kujt i djeg, le t’a mbajë’. Erioni i thotë që ai vepron sipas një shprehjeje tjetër, që ai rri me kë të dojë dhe kush rri me të rastësisht, më mirë të ikë. Bertina thotë që me këto shprehje të ndyshme, kanë për të vajtur secili në drejtime të kundërta. Këto biseda i zhvillojnë me tone shakaje, por duke u bërë serioz në pika delikate.

Ada përlotet

Monday, March 8, 2010 18:15
Postuar ne kategorin Big Brother Albania 3

Disa nga banorët janë në kopësht dhe flasin për festën e sotme që u referohet femrave dhe nënave. Në këtë mënyrë lind një bisedim për familjet e tyre dhe Ada preket dhe fillon të qajë. Kjo ndodh pasi ajo e ndjen mungesën e prindërve dhe e ka marrë malli. Ajo shprehet që është munduar gjithmonë që t’ia shpërblejë të mirat dhe sakrificat që prindërit e saj kanë bërë për të, por është e pamundur. Bertina mundohet t’a ngushëllojë dhe i thotë që të mirat që i bën prindi fëmijës, nuk mund t’ia bëjë fëmija prindërve. Jetmiri i kërkon falje Adës që e ka hapur atë temë, pasi ka qënë ai që ka folur i pari për prindërit. Ai i kërkon t’a mbledhë veten dhe të bëhet e fortë, por ajo i përgjigjet që është e pamundur të përmbahet. Jetmiri i thotë që të mos e kthejë një ditë feste, në një ditë tragjike. Bertina e këshilon të qajë, në mënyrë që të shfryjë mallin që ka, pasi ajo është mënyra më e mirë që t’a bëjë këtë. Si përfundim Ada e ka mbledhur veten dhe kanë kaluar në biseda të tjera.

Erioni dhe Bertina nuk pajtohen në mendime

Monday, March 8, 2010 18:12
Postuar ne kategorin Big Brother Albania 3

Erioni dhe Bertina ngelen vetëm në kopësht pasi pjesa tjetër e banorëve e kanë mbaruar mëngjesin. Bertina e pyet nëse ai është zgjuar përsëri mbërmë gjatë natës dhe ai i përgjigjet që nuk ka fjetur fare. Ajo nuk e beson dhe i thotë që e ka dëgjuar tek gërhiste, por Erioni shpjegohet që nuk ka fjetur fare rehat dhe ka fjetur e është zgjuar gjatë gjithë kohës. Ajo këmbëngul përsëri që e ka dëgjuat duke gërrhitur dhe ai i thotë që ndoshta ka qënë duke e bërë për shaka. Bertina shprehet që ka shumë gjëra që nuk i kupton tek ai dhe Erioni e pyet se cilat janë këto gjëra që ajo nuk kupton pasi ai do të mundohet t’ia shpjegojë. Bertina thotë që ajo nuk e kupton si tip dhe si person Erionin. Ai ia kthen në të njëjtë mënyrë, duke i thënë që as ai nuk e kupton Bertinën, dhe përmënd fjalët që ajo ka thënë mbrëmë kur kanë qënë duke biseduar “nuk i fola një personi për shkakun e Erionit”. Bertina shprehet se ka trasmetuar atë që ndjen, por e vërteta vret. Erioni thotë që i vjen keq që ajo ka humbur shansin të njohë dikë për shkak të tij. Bertina është pëegjigjur që ideja ka qënë diku tjetër, por Erioni i ka thënë që ajo këtë përshtypje i ka dhënë. Ajo i thotë që kur ai i ka kërkuar t’ia shpjegojë diçka, ajo e ka bërë. Erioni shprehet që atë e vrasin më shumë veprimet e bëra nga inati se ato që ajo ka dëshirë të bëjë realisht, pasi njeriu është i lirë të zgjedhi më të mirën. Më pas ai shprehet se i vjen keq që ajo i keqkupton veprimet e tij, dhe e ka fjalën për afrimitetin e tij me Oltën. Erioni i thotë që dhe në jetën jashtë është i dashur me shoqet dhe ajo ka për ta parë. Ai e pranon që kjo është një dobësi e tij, por ajo nuk duhet t’a marrë negativisht këtë. Bertina shprehet që ai po përkrah atë person që ajo ka inat, duke iu referuar Oltës, madje thotë “e urrej atë person”. Erioni përgjigjet që ajo nuk mund t’ i kërkojë të heqë dorë nga shoqëria e tij dhe pse aty janë në lojë, por në jetën e përditshme është e vështirë të heqësh dorë nga njerëzit. Bertina shprehet që në këtë mënyrë ajo kupton se sa është i gatshëm të sakrifikojë Erioni për të, por ai i thotë që kjo nuk është sakrificë. Ajo e modifikon dhe thotë që është një tregues shumë i madh për të. Më pas biseda e tyre ndërpritet pasi Seldi i sjell kafenë që i ka kërkuar Bertina.

Djemtë do t’i shërbejnë vajzave sot

Monday, March 8, 2010 18:10
Postuar ne kategorin Big Brother Albania 3

Edi dhe Klodi bisedojnë për festën e sotme dhe për avantazhet që duan t’i japin femrave. Edi shprehet se ka menduar që gjatë gjihë ditës t’i lënë femrat te qeta të bëjnë çfarë të duan, ndërsa punët e shptëpisë dhe gjithçka tjetër t’a bëjnë meshkujt. Klodi thotë që dhe ai ka mnduar të njëjtën gjë dhe shton që femrat le të luajnë e të kërcejnë, kurse djemtë të pastrojnë e të bëjnë për të ngrënë për vajzat. Klodi theskon që kjo gjë nuk duhet bërë vetëm nga ata të dy, por nga të gjithë djemtë e shtëpisë, përndryshe nuk do të pranojë. Edi shprehet që të tjerët të bëjnë çfarë të duan, por ai do të bëjë pjesën e tij pa marrë parasysh të tjerët. Në ato momente vjen dhe Erioni, i cili sapo është ngritur dhe Edi i tregon idenë e tij për pastrimin e shtëpisë nga meshkujt dhe Erioni pranon, duke thënë që nuk është ndonjë gjë dhe aq e madhe për t’u bërë. Ata hedhin idenë që të shkojnë e t’i zgjojnë, duke iu bërë dhe kafen. Erioni shprehet që është më mirë t’i lënë të flenë dhe kush të zgjohet, do t’i bëjnë kafe. Edi e vë në zbatim menjëherë planin e tij dhe pyet vajzat në dhomën e gjumit se si e preferojnë kafenë. Më pas ai del në kopësh me Domenikën dhe e komplimenton për pamjen e saj. Edi i thotë që sot ai do të jetë shërbëtori i femrave dhe do të bëjë ç’do gjë për to.
Pasi vajzat janë zgjuar dhe kanë dalë lë kopësht, Edi dhe Klodi u shërbejnë mëngjesin dhe vajzat i falenderojnë për respektin që po tregojnë. Klodi shprehet se ai për festën e femrave, gjithmonë u shërben atyre.

Slogani për 8 Marsin

Monday, March 8, 2010 9:22
Postuar ne kategorin Big Brother Albania 3

Banorët kanë vendosur që të bëjnë dicka me rastin e 8 Marsit si për të festuar, ashtu edhe për të treguar solidaritet për protestat e bëra vite më parë për të drejtat e grave, të cilat edhe në ditët e sotme nuk respektohen. Pasi diskutojnë, ata vendosin që të krijojnë një pankartë. Ata marrin një carcaf dhe me bojëra shkruajnë “Gra! Luftoni, guxoni, kërkoni!” pikërisht për të drejtat e tyre. Ata mendojnë që edhe këtë gjë ta shkruajnë që ta përcaktojnë saktë se gjothcka bëhet për të drejtat e grave, por Hakiu merr një spray-et dhe shkruan “protestoni”. Ky gjest dhe kjo fjalë shkakton reagime tek banorët pasi ata po mendonin tjetër gjë. sipas tyre kjo është e kuptueshme, ndërsa arsyeja jo dhe ajo duhej shkruar. Kështu ata marrin një tjetër carcaf në të cilin shkruajnë vazhdimin e idesë së tyre.

Jetmiri: “Nuk jam ky që shfaqem”

Monday, March 8, 2010 9:17
Postuar ne kategorin Big Brother Albania 3

Jetmiri del në kopsht me Rezartën dhe diskutojnë të dy mbi lojën që po bëjnë në shtëpi dhe opinionet që kanë krijuar të tjerët për të. Jetmiri shprehet se në këtë lojë, deri tani ai ka treguar aftësitë dhe karakterin e tij më të keq, pasi realisht ai nuk është i tillë dhe shpesh ka dalë nga karakteri e sjellja e zakonshme, duke shtuar se ai u është përshtatur të tjerëve, ndërkohë që ata nuk janë përshtatur me të. Ai mendon se këtë gjë e ka bërë për t’u përshtatur e për të krijuar një urë komunikimi me ta dhe shpesh është paragjykuar, bërë pjesë e fjalëve apo situatave të rënduara në shtëpi e si pasojë, në disa raste ka humbur vetëkontrollin e ka bërë sjellje që realisht nuk i përkasin. Edhe Rezarta shprehet se i ndodh që të ngrejë zërin e të bërtasë pikërisht që të tjerët ta dëgjojnë, duke e bërë të sillet ndryshe nga ajo që është. Jetmiri shprehet se të gjithë janë karaktere të ndryshme e janë rritur në vende të ndryshme e si rrjedhojë nuk mund të kenë të njëjtat mendime e të njëjtin nivel formimi. Sipas tij, ngacmimet, provokimet, thashethemet, nervozizmi, individualizmi e bëjnë që ai të dalë nga vetja dhe të mos tregojë atë që është dhe shton se ata nuk kanë bërë ndonjëherë një bisedë të qetë. Rezarta ia kthen se ai duhet të gjejë një rrugë të mesme. Jetmiri justifikohet se ai kundërpërgjigjet me atë mënyrë që ia kërkojnë të tjerët sepse sipas tij, ky nivel janë pjesa tjetër e banorëve. “Unë nuk po tregoj veten, por po i përshtatem sjelljes së tyre e ndaj dukem si rrugac”- shprehet ai dhe mendon se ata që e njohin realisht, mund të jenë befasuar nga këto sjellje të tijat. “Ata besojnë akoma tek unë sepse më njohin si jam dhe ndaj më mbajnë ende në lojë”- thotë aie vazhdon të justifikohet se sjellja e tij është e kushtëzuar nga rrethanat dhe loja.

Domenika dhe Seldi kundër Jetmirit

Monday, March 8, 2010 9:16
Postuar ne kategorin Big Brother Albania 3

Domenika dhe Seldi flasin për sjelljen e Jetmirit në shtëpi. Ata thonë hapur se ai nuk u pëlqen dhe se janë kundër tij. Domenika shprehet se atij, do bënin mirë që të mos i afroheshin sepse ashtu i japin rëndësi dhe e bëjnë që të sillet në atë mënyrë që atyre nuk u pëlqen. Ajo tregon se ai po bën cdo gjë që të futet midis grupit të tyre dhe shprehet se edhe Klodi bën gabim që e afron. Seldi shprehet se Klodi nuk di se kujt i thotë të afrohet. “Nuk e honeps dot”- thotë Domenika për Jetmirin dhe shprehet se Klodi, duke iu afruar Mirit, mund t’u prishë planet. Seldi e pyet nëse ka folur ndonjë me Klodin për këtë cështje, por ajo i përgjigjet se jo. Seldi thotë se do bisedojë edhe me Edin për Klodin dhe Domenika i thotë që të ketë kujdes me bisedat që bën.

Berina dhe Erioni sqarohen

Monday, March 8, 2010 9:15
Postuar ne kategorin Big Brother Albania 3

Pas bisedave e diskutimeve për 8-marsin Erioni dhe Bertina dalin jashtë dhe ulen pranë pishinës. Të nisin të diskutojnë përsëri për raportin e Erionit me oltën. Erioni i kërkon Bertinës që të sqarojnë edhe një herë tjeër ato që ata i kanë sqaruar, por që sipas tij Bertina akoma nuk e ka kuptuar siç duhet. Bertina është bërë përsëri xheloze për afrimitetin e Oltës me Erionin. Puthjet mes këtyre të fundit kanë bërë që Bertina të ndjehet keq. Olta kishte folur me ironi për nominimin e Gracielës nga pjestarët e grupit të saj. Më pas ata sqarojnë disa nga debatet dhe keqkuptimet që kanë pasur me banorët e tjerë. Erioni i thotë Bertinës se ai nuk e kuptonte se përse Jetmiri e kishte pyetur për marëdhënien e tij me Oltën. Ai e pyet nëse Bertina kishte biseduar me Mirin për këtë temë dhe vajza e mohon një gjë të tillë. Bertina i thotë Erionit se ai është shumë kokfortë dhe nuk e pranon që bie pre e provokimeve të Oltës. Erioni i thotë se ai nuk i quan provokime gjërat e parëndësishme (si pse ma lëpive gjalpin). Bertina i thotë se ai nuk e kupton por vajzat kanë një tjetër mardhënie mes tyre dhe i bëjnë gjërat që duken të parëndësishme, kanë një qëllim tjetër të caktuar. Më pas ata flasin për kalimin e gardhit nga ana e Erionit vetëm për të puthur Oltën. Bertina i thotë që ajo ishte një provokim i Oltës. Erioni e mohon dhe thotë se ajo ishte një shaka dhe kokëfortësi e nisur nga vetë ai. Erioni i thotë vajzës se ajo është shumë e mbyllur dhe Bertina i thotë se ajo është kështu ngaqë ka vuajtur në jetë. Më pas ata rrinë të dy të heshtur.

Argëtimi i banorëve

Sunday, March 7, 2010 18:21
Postuar ne kategorin Big Brother Albania 3


Banorët nuk dinë me se të kalojnë kohën. Ata dalin të gjithë në kopsht ku zhvillojnë biseda me tema të ndryshme, por jo diskutime të gjata. Ata përfitojnë nga dielli dhe qëndrojnë përapara tij për të marrë disa rreze, madje Seldi lyhet me vaj që të nxihet. Ata mendojnë se si mund të kalojnë kohën dhe mendja u shkon që të luajnë me top. Kështu Jetmiri dhe Seldi merren me përgatitjen e një topi me letrat dhe kartonat që përdorën për provën e javës. Pasi e përgatisin, ata dalin në kopsht dhe luajnë me të futboll. Djemtë herë luajnë e herë marrin rolin e spektatorit, por me ta bashkohet edhe Bertina. Duke luajtur, topi prishet. Banorët e tjerë janë futur në shtëpi dhe bisedojnë. Valoni përpiqet që të qëndrojë mbi kubat e përdor për murin të cilat nuk zhyten në ujë, e t’i përdorë ato si kamardare për të ndenjur në pishinë. Ai e provon disa herë por nuk ia del dot dhe Erioni e kap dhe e zhyt në pishinë me gjithë rroba. Të gjithë qeshin dhe valoni pasi del, shkon të marrë Erionin e ta hedhë në pishinë. Bertina bën tifozen për Valonin i cili e kap dhe e hedh Erionin në pishinë. Ata argëtohen me njeri-tjetrin.

Bertina e pasigurt për ndjenjat e Erionit

Sunday, March 7, 2010 14:55
Postuar ne kategorin Big Brother Albania 3

Bertina dhe Erioni diskutojnë për lidhjen e tyre. Ajo nuk duket plotësisht e sigurt për ndjenjat që Erioni ka për të. Ajo shprehet se e ka pyetur disa herë për këtë gjë, por ai i është përgjigjur se ndjen. Bertina thotë se kur të dalin, nëse vërteton se Erioni e ka bërë vec për lojë, me të do t’i ketë keq punët, pasi ajo vetë nuk po e bën për lojë apo për të tjerët dhe po jep gjithë ndjenjat e saja për këtë lidhje. Erioni ia kthen se me këtë shprehje që ajo po thotë e meriton që ai të largohet nga krevati, madje t’ia thotë se po tallet me të, edhe pse nuk është e vërtetë. ai madje thotë duke qeshur se nëse del para saj, do ia thotë në spektakël, që Bertinës t’i ikë mendja fare.
Më pas biseda e tyre ndryshon dhe bashkë me Valonin dhe Rezartën, ata diskutojnë për fejesat dhe lidhjet që në moshë të hershme.